Lajme

Arrestohet në Shqipëri bosi i kriptomonedhës turke Faruk Fatih Özer

Advertisements

Arrestohet në Shqipëri bosi i kriptomonedhës turke Faruk Fatih

Arrestohet në Elbasan, Faruk Fatih Özer, themeluesi i platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex, raporton News 24.

Ai ishte arratisur nga Turqia dhe shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai ishte në kërkim prej muajsh dhe mediat turke shkruanin se bosi i shumëkërkuar i Bitcoin dyshohet se strehohej në Shqipëri.

Faruk Fatih Özer dyshohet se ka mashtruar rreth 400 mijë persona nëpërmjet platformës “Thodex”, bursë kriptovalutash e themeluar në vitin 2017 në Turqi.

Prokuroria në Stamboll nisi hetimet kundër Özer, i cili dyshohet për krimin e “mashtrimit të kualifikuar”.

Raporti kundër tij thotë se ka pasur një problem me tërheqjen e parave në llogaritë bankare në bursë për shtatë ditë dhe se bursa u mbyll plotësisht më vonë.

Gjithashtu u theksua se faqja në internet “www.thodex.com” nuk është në dispozicion për dy ditë. Kjo ishte një faqe me rreth 400 mijë përdorues, përfshirë 390 mijë përdorues që tregtonin në mënyrë aktive kriptovaluta dhe financonin investime.

Përdorues të shumtë të “Thodex” postuan në mediat sociale se nuk kishin qasje në bursë dhe se nuk kanë mundur të transferojnë paratë e tyre në llogari për disa kohë.

Advertisements

Policia turke ka vënë në pranga 62 persona në lidhje me hetimin për mbylljen e një platforme të tregtisë së kriptomonedhave dhe pas arratisjes së Faruk Fatih Özer, themeluesit të “Thodex”.

Advertisements

Related Articles

Back to top button