HomeLajmeArtan Hoxha: SPAK më ka thirrur edhe mua të dëshmoj për dosjet!...

Artan Hoxha: SPAK më ka thirrur edhe mua të dëshmoj për dosjet! Do goditet shumë lartë, ish-kryeministra e ish-presidentë

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një paralajmërim të fortë sot teksa ishte i ftuar në ‘ABC live’.

Hoxha tha se SPAK ka nën hetim dosje të bujshme.

Jo vetëm kaq, por Hoxha ka theksuar se me krijimin dhe funksionimin e BKH, SPAK do të ketë akoma më shumë goditje.

Më tej Hoxha ka thënë se është thirrur vetë në SPAK për të dëshmuar për dosje që ka dijeni dhe beson se goditjet e SPAK do të jenë të një rangu të lartë.

I pyetur nëse do të ketë arrestime të politikanëve, Hoxha ka thënë se SPAK do i duhet kohë që të fusë në burg, ish-kryeministra, ish-presidentë apo ish-ministra.

“Shtatori ka qenë me shumë zhvillime politike. Me ngjarje të tjera, apo me përjashtimin e Berishës që thithi shumë vëmendje. Por, tashmë SPAK ka marrë dhe BKH.

SPAK u bë për të goditur politikanët e lartë. Dhe për të goditur korrupsionin apo për të goditur lidhje shtet-politike – krim i organizuar duhet kohë.

Do shohim rezultate. Nuk është e lehtë që të futen brenda ish –kryeministria, ish-presidente, ish-ministra.” tha Hoxha.

Must Read

spot_img