Artistja Hueyda El Saied do të prehet në Luksemburg, homazhet për 46-vjeçaren mbahen sot në Tiranë

0
95

Është ndarë nga jeta artisja e njohur shqiptare Hueyda El Saied në moshën 46-vjeçare.

Artistja Hueyda El Sayed do të prehet në Luksemburg, atje ku edhe jetonte prej disa kohësh me djalin e saj të vogël dhe partnerin e saj.

Bëhet me dije se homazhet në nderim të artistes do të mbahen sot në orën 15:00 deri në 20:00 tek rruga e Dibrës pranë Medresesë.

Artisjta humbi jetën mëngjesin e sotëm në një spital në Francë, pasi prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën nuk e ka fituar duke mbyllur kështu sytë përgjithmonë.

Ikja e saj e parakohshme nga kjo jetë ka shkaktuar trishtim jo vetëm tek artistët e tjerë që e njihnin, por edhe tek publiku, i cili e kishte dashur kaq shumë Hueyda, jo vetëm për artin e saj, por edhe për buzëqeshjen që nuk i mungonte kurrë.