Lajme

Atentat shqiptarit në Itali/ Dyshohet për hakmarrje, vite më parë vrau një person, 2 në kërkim

Advertisements

– Policia italiane është në kërkim të dy personave të cilët dyshohen si autorë të vrasjes së shqiptarit 36-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme rreth orës 19:30, në Sasso Pisano, një pjesë e komunës Castelnuovo Vai di Cecina, në provincën e Pizës.

Shqiptari u qëllua ndërsa ai ishte në një makinë të drejtuar nga një person tjetër, i cili udhëtoi disa qindra metra për të arritur në një vend publik ku të kërkonte ndihmë. Të pranishmit u përpoqën për të ndihmuar shqiptarin duke e mbajtur në jetë mirëpo më kot pasi i ndërroi jetë.

Vrasja dyshohet se ka për motiv hakmarrjen pasi viktima 8 vite më parë ka qenë autor i një vrasjeje në Shqipëri ku ka kryer dhe disa vite burg. Më pas është zhvendosur në Toskana të Italisë.

Advertisements

Dy autorët e dyshuar u larguan me një makinë me ngjyrë të errët. Zona ku ndodhi krimi u rrethua nga policia. Policia po kërkon autorët në të gjithë Alta Val di Cecina, një zonë tërësisht rurale me shtëpi fermash të izoluara, shumë pyje dhe një labirint rrugësh dytësore nga ku është e mundur të largohesh në të gjitha drejtimet.

Advertisements

Related Articles

Back to top button