Lajme

Atentati me 2 të vdekur në Vlorë/ Viktimat ishin nisur drejt burgut të Lushnjes, ja kujt do i dërgonin rroba e ushqime

Advertisements

Një atentat i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Levan- Tepelen, pranë fshatit Panaja ditën e sotme.

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo dy personat që mbetën të vrarë ishin nisur për në burgun e Lushnjes. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se dyshja do të takonin Eduart (Ermal) Xhezon, i cili ndodhet pas hekurave për vrasjen e Arben Beqirajt, ngjarje e ndodhur në vitin 2019 pas sherrit për kalin. Në mjetin e viktimave u gjetën rroba e ushqime që do t’i dërgonin Xhezos së dënuar me 15 vite burg për vrasjen e Beqirajt.

Ky itinerar është bërë edhe më herët nga viktimat, të cilat siç duket janë mbajtur nën vëzhgim nga atentatorët që prisnin momentin e duhur për t’i goditur. Çasti ishte sot pasi Lena e Xhezo që gjithmonë lëviznin me makinë të blinduar, hipën në një mjet të thjeshtë të llojit “Mercedes Benz” tip ‘B Class’ me targa AB 036 ET, në momentin që atentatorët nisën t’i qëllonin me breshëri.

Advertisements

Të hipur në një mjet “BMW” me targa italiane, autorët nisën të qëllonin nga pas mjetin e Lenës e Xhezos. Për 200 metra ata qëlluan me breshëri duke zbrazur të paktën 60 plumba kallashnikovi. Fillimisht i qëlluan nga mbrapa, më pas u dolën paralel dhe në fund goditën xhamin e parmë të makinës që siç duket ishte fatale për jetën e dy të rinjve.

Advertisements

Related Articles

Back to top button