ADS
HomeRozeAurela Gaçe dhe Stine “rikthejnë” Dr.Florin përmes artit të tyre, ky postim...

Aurela Gaçe dhe Stine “rikthejnë” Dr.Florin përmes artit të tyre, ky postim “flet” vetë

Aurela Gaçe është një këngëtaret të mira të muzikës shqiptare dhe ndër vite na ka dhuruar mjaft perla muzikore.

E jo më kot konsiderohet edhe si “uragani i skenës shqiptare”. Pas pushimeve, Aurela ka vendosur të sjellë të tjera hite, e tashmë po punon për albumin e saj më të ri.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë artistja duke postuar në Instagram para disa ditësh një foto krah producentit Adrian Hila. “Pushimet mbaruan, puna rifillon atje ku e lamë.”, ka shkruar ajo duke mos zbuluar të tjera detaje.

Ndërkohë, sot ka ndarë me ndjekësit një nga surprizat e albumit. Aurela është bërë bashkë me Stinen për të “rikthyer” edhe një herë në skenë Dr.Florin.

Teksa ka publikuar në Instagram një foto me Stinen, ajo shkruan: ” PO VJEN …. “S . F. L” #StineFloriLela #Dr.Flori @stine_records #new#newsong #comingsoon‼️ Një nga këngët e shumta që po punoj për albumiin ri”.

Duke marrë parasysh mbishkrimin e fotos, dyshja duket se ka bërë pjesë të këngës regjistrime nga këngët e papublikuara të Dr. Florit. Aurela ende nuk ka bërë me dije datën e publikimit por mezi po presim.

Kujtojmë se Dr.Flori u nda nga jeta 6 vite më parë, në 17 nëntor 2014. Këngëtari ndërroi jetë në një moshë shumë të re, por ai la pas pafund hite që dëgjohen ende sot e kësaj dite.

Së bashku me dy miqtë e tij, Landi Hysin dhe Armir Shahinin, ai krijoi grupin West Side Family, i cili ishte një nga më të pëlqyerit nga të rinjtë gjatë viteve 2000-2009. Miqtë e tij e kanë kujtuar gjithnjë përgjatë këtyre viteve dhe gjesti i fundit i Aurelës dhe Stines duke e “rikthyer” për gjithë dëgjuesit është për tu duartrokitur. /News31

Must Read