Aurela Gaçe jep mesazhin e duhur pas dy ngjarjeve të rënda të ditës së sotme

0
45

Ka qenë një ditë shumë e trishtë kjo e sotmja pasi dy ngjarjet tragjike tronditën të gjithë shqiptarët.

Mes reagimeve të shumta në rrjetet sociale të figurave publike por jo vetëm ka ardhur një reagin edhe nga Aurela Gaçe e cila shprehet e trishtuar për ndarjen nga jeta të artistes, Hueyda El Saied dhe aksidentin tragjik në Bullgari i cili u mori jetën 45 personave.

Përmes një postimi në Instagram, Aurela i shpreh ngushëllime familjarëve të artistes dhe atyre të viktimave të aksidentit. Ajo shkruan se pasi mësoi këto dy lajme filloi të mendonte sesa e shkutër është jeta dhe sa me fat jemi që na jepet mundësia që të jemi pranë familjes dhe miqve. Një mesazh shumë i rëndësishëm rreth të cilit mund të reflektojmë vetëm pas ngjarjesh të tilla tragjike.

“Sot, një mëngjes shumë i trishtë. Lexova lajmin e parë për Hueyda El Saied e mbas pak minutash për ikjen nga jeta të 45 njerëzve të tjerë, mes tyre edhe shume fëmije.

Hueidën e njohën të gjithë nëpërmjet ekranit,por shumë nga ne edhe personalisht , edhe e deshëm te gjithë pasi ajo shpëndante kaq shume pozitivitet, kaq energji të bukur, duke na kujtuar se mes nesh jetojnë edhe njerëz paqësorë e të bukur ne shpirt.

Dhimbja e madhe është edhe për ata që ne ,personalisht nuk i njohëm ,por 45 njerëz që sot ,papritur pushuan sē jetuari, kishin secili historitë e tyre,me familjet që lanë pas, me dhimbjen që shkaktuan tek secila familje që i humbi.

Qysh kur i lexova këto lajme, vetëm mendoj sesa e shkurtër është jeta, sesa me fat jemi që na jepet akoma mundësia të jemi pranë familjeve tona pranë miqve.

Si mbas çdo lajmi të tillë, ne e duam edhe më fort jetën, e sigurisht jeta vazhdon, ne harrojmë, na rrëmbejnë edhee gjëra pa vlerë ,i përjetojmë ato sikur të ishin fundi i botês.

Këto trishtime, uroj të na shkundin ne të gjallëve që ti marrim jetës çdo sekondë, vetëm më të mirat.

U prehshi në paqe engjëj. Me dhimbje të madhe ,ngushëlloj familjet e secilit nga ju që sot, i thatë lamtumirë të dashurve tuaj. Qofshi të parajsës”.