Autori i ngjarjes së rëndë pretendon se 18-vjeçarja e tradhtonte me djalin e dajës

0
128

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Dardan Krivaqën, të dyshuarin kryesor për vrasjen e 18-vjeçares M.O., me të cilën ishte martuar 2-3 muaj më parë.

Sipas Prokurorisë, Krivaqa fillimisht kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës M.O., pasi dyshonte se e kishte tradhtuar dhe për këtë arsye një natë përpara kishte ushtruar fillimisht dhunë psikike e pastaj edhe dhunë fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, raporton Zeri.info.

Ndërsa i dyshuari tjetër, Arbër Sejdiu, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit, gjatë gjithë kohës i pranishëm ka qenë në vendin e ngjarjes e i cili edhe ka marrë pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë që i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit D.K., me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta xhelozie, për shkak se i pandehuri D dyshonte se e ndjera M.O. e kishte tradhtuar me djalin e dajës së të pandehurit D., për këtë arsye i pandehuri D, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, e pastaj edhe dhunën fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë, ndërsa i pandehuri A.S., gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes e i cili edhe ka marrë pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur”, thuhet në arsyetimin që Gjykata e ka dhënë me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj Arbër Sejdiut.

Policia ka arrestuar sot gjatë ditës edhe të dyshuarin kryesor, Dardan Krivaqa. /Zëri