HomeLajmeAvioni i rrëzuar në Kelmend, Gazetarja Lala: Mund të jetë përdorur nga...

Avioni i rrëzuar në Kelmend, Gazetarja Lala: Mund të jetë përdorur nga persona të shumëkërkuar për…

Gazetarja e njohur Klodiana Lala dhënë disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen e shënuar në Kelmend ditën e djeshme, ku u rrëzua një avion i vogël.

Lala u shpreh se dyshohet se me avionin mund të jetë transportuar drogë, duke sjellë edhe shembuj që kishin ndodhur edhe më parë diçka e tillë.

Ajo tha se policia dyshon edhe se më avionin e vogël mund të kenë lëvizur persona nga bota e krimit që janë në kërkim dhe kanë gjetur mënyrën për të shpëtuar nga policia.

Gazetarja ndër të tjera tha se në avion dyshohet se kanë qenë dy persona malazez dhe një shqiptar.

“Kam dyshime se është kryer për trafik droge. Policia ka thënë se nuk kanë gjetur sende të kundërligjshme. Edhe më parë një avion është rrëzuar pasi i kishin vendosur më shumë peshë.

Ajo që di të them është se policia nuk e injoruar këtë pistë. Lihet të nënkuptohet edhe çështja e një trafikimi të drogës. Tre persona në bord, malazezë ndërsa një tjetër shqiptar.

Persona të shumëkërkuar është një tjetër pistë që policia është duke punuar në forma të tjera me përgjime apo vëzhgime. Duhet thënë që nuk kemi emra konkretë ka vetëm dëshmitarë rrethanor që ngrenë dyshime për këtë. Dyshohet se avioni është nisur nga Mali i Zi.

Personat e shumëkërkuar mund të lëvizin me avion pa u kapur nga policia dhe për të pasur luksin” tha gazetarja ndër të tjera për “news24”.

Must Read

spot_img