Lajme

Babai mostër, torturonte gruan dhe 10 fëmijët sa herë që nuk fitonte në kazino

Advertisements
Advertisements

schedule10:15 – 31 Gusht, 2022

Një familje shqiptare ka kaluar vite të tëra nën terror, pasi babai i familjes, 42-vjeçari ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj gruas së tij dhe 10 fëmijëve.

Sipas medieve të huaja, 42-vjeçari shqiptar frekuentonte rregullisht një kazino në Republikën Çeke dhe kyçte familjen e tij në apartamentin ku jetonin.

Nëse ai humbiste para në kazino, kthehej në shtëpi dhe shfryente inatin e tij te fëmijët dhe bashkëshortja, duke i rrahuar dhe duke i kërcënuar me jetë.

Sakaq mësohet se shqiptari është arrestuar dhe vënë para drejtësisë austriake. Përveç dënimit me burg, gjykata ka kërkuar dërgimin e 42-vjeçarit në një institucion për shkelësit e ligjit mendërisht anormal.

Por me sa duket shqiptari ka mohuar aktet e tij të dhunshme ndaj familjes.

“Unë jam një njeri normal. Ajo për të cilën jam akuzuar nuk ka ndodhur kurrë”, citohet të ketë thënë shqiptari para drejtësisë austriake.

Ndërkohë mësohet se bashkëshortja e shqiptarit ka shkuar në një strehimore bashkë me 10 fëmijët./abcnews.al/

Advertisements

Related Articles

Back to top button