Lajme

Babai shkon për të pirë dhe mbyll djalin në makinë, 3-vjeçari ndërron jetë nga nxehtësia

Advertisements

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqim ku një 3-vjeçar ka humbur jetën, pasi baabi i tij e la në makinë në 37 gradë Celsius, ndërsa shkoi për të pirë.

Badr Alddin Malahafji, donte të dilte me të atin për shëtitje kur ky i fundit doli nga shtëpia. Fëmija shkoi me të atin, Sifedinin, por gjatë rrugës e zuri gjumi.

34-vjeçari nuk ka dashur ta zgjojë fëmijën, ndaj parkoi makinën në hije me xhamat e hapura, para se ta mbyllte Badrin. Gjysmë ore më vonë, kur shkoi të kontrollonte djalin, e gjeti të vdekur.

Automjeti nuk ishte në hije pasi dielli kishte kaluar në atë anë, duke e lënë makinën të ekspozuar në 37 gradë.

Advertisements

Familja ndodhej në Adana për dasmë, ndërsa babai i fëmijës u la i lirë. /abcnews.al

Advertisements

Related Articles

Back to top button