“Bakshishet nuk i çoj në shtëpi”, jo vetëm berberi më i njohur në Vjenë, shqiptari edhe humanist me emër

0
51

Mevlud Rexhepi, i njohur në Vjenë si frizer Ludi është një berber shqiptar nga Kumanova, i cili po bën namin në Austri.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se e hap sallonin në orën 5 të mëngjesit dhe e mbyll në orët e vona të natës.

Ludi ka zbuluar se ka punësuar 7 punëtor dhe klientët presin në radhë për të marrë shërbim.

Sakaq, ai ka ofruar edhe mbështetjen e aktiviteteve shqiptare në Austri dhe ndihmën e familjeve të varfra në Kosovë e Maqedoni. Gjithashtu Rexhepi, prej kohësh është edhe kontribuues i rregullt i shoqatës humanitare “Jetimët e Ballkanit” së bashku me humanisti Halil Kastrati.

E hap në orën 5 të mëngjesit dhe e mbyll në orën 11 apo 12 të natës. Ka shumë njerëz të njohur që më vijnë, artista austriakë. Unë e kam më shtrenjtë se të tjerët.

Unë kam 7 punëtor këtu dhe klientët janë mësuar. Të huajt lënë shumë bakshishe. Austriakët vetë lënë për të ndihmuar jetimët, bashkë me Halil Kastrati kur e kemi hapur, kanë lënë nga 100 euro.

Unë nuk kam qejf me i cek përpara televizorit, po kam pas vende përmes ‘Facebook’, njerëz që kanë vuajtur nga sëmundje të ndryshme.

Sa i përket çmimeve, 15 euro kushton qethja, 10 euro kushton rruajtja, 5 euro kushton vetulla, ka shumë shërbime.

Këtu ku jam unë kam 72 frizera këtu afër. Kam pasur edhe punë, me ndihmën e Zotit”./abcnews.al