Lajme

Bardhi: Nuk e di kush doli në ballkon, as kush janë ata në foto me sanitaren! Shkopinjtë i hodhën ata nga poshtë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi thotë se nuk ka dijeni kush janë personat që dolën nga zyra e Lulzim Bashës dhe u përplasën me mbështetësit e Sali Berishës që u ngjitën me shkallë ditën e 8 janarit.

I pyetur në emisionin “Opinion”, edhe për fotografinë ku disa të rinj të veshur me të zeza dhe me maska shfaqeshin në ambientet e PD-së, Bardhi tha se nuk ka arritur të identifikojë asnjë prej tyre.

“Pyeta edhe sanitaren, dhe tha që nuk e mbaj mend”, u shpreh Bardhi.

I pyetur për shkopinjtë që kishin në duar, Bardhi tha se ishin mbështetësit e Berishës ata që kur sulmuan selinë qëlluan me shkopinj dhe i hodhën në katin sipër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button