Basha i hakërrehet Lindita Nikollës “Të të vijë turp, merr urdhra nga ai që duhej të ishte në burg”

0
54

Lulzim Basha është shfaqur nervoz në seancën e sotme në parlament.

Me Berishën e ulur disa vende pas tij dhe me shumicën e Ramës në krahun e djathtë, në anën tjetër të sallës së parlamentit, Basha ia ka nxjerrë të gjithë inatin Lindita Nikollës, kryetares së re të parlamentit.

Kjo e fundit ra menjëherë dakort të ndryshonte rendin e ditës me propozimin e Taulant Ballës që kërkoi kohë për t’u koordinuar me PD për emrat e deputetëve në komisionet parlamentare.

Në momentin që Nikolla u shpreh pro propozimit të Ballës, kreu i PD-së u çua në këmbë duke i bërtitur “Si nuk të vjen turp? Ke rënë dakort për rendin e ditës dhe e ndryshon, se të tha ai (Taulant Balla). Merr urdhra nga një njeri që duhej të ishte në burg tani”.

Pas kësaj, kreu i PD-së Basha është ngritur në këmbë dhe ka braktisur sallën e parlamentit.

Nga ana e Partisë Socialiste nuk i janë përgjigjur. Por siç tha Taulant Balla, tani PD duhet të koordinohet me PS për emrat e deputetëve në Komisionet Parlamentare.