HomeLajmeBasha i përgjigjet Ramës: Ti ke zgjedhur aleancën me krimin! Kryeministri: Prisja...

Basha i përgjigjet Ramës: Ti ke zgjedhur aleancën me krimin! Kryeministri: Prisja më shumë, erdhe me fjalim copy-paste (REPLIKAT)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur zërave për bashkëpunim me qeverinë, duke thënë nga foltorja e Kuvendit se beteja e PD është mes të shkuarës dhe të ardhmes.

Basha tha se aleanca e PD është me qytetarët, ndërsa Rama ka zgjedhur të bëjë aleancë me kriminelët dhe klientët e tij.

Sfidat janë të shumta, tha Basha, duke u shprehur i bindur se do ia dalë mbanë.

Por kryeministri Edi Rama ka replikuar me të, duke i thënë se priste më tepër nga fjalimi i Bashës, që sipas kreut të qeverisë ishte “copy-paste” me fjalimet e tij të fushatës.

“Prisja më shumë, por sinqerisht, si mund të vihet të flitet në emër të opozitës në këtë moment që dhe ju e quajtët shumë të rëndësishëm. Një fjalim që treçereku është copy-paste në kompjuter nga fjalimet e fushatës, dhe ca të tjera përsëritje që mund të jetë dhe shkak i stresit megjithatë kjo nuk është koha”, i tha Rama.

Pjesë nga fjala e Bashës në Kuvend:

Në betejën mes të shkuarës dhe të ardhmes PD ka zgjedhur aleancën me qytetarët, ndërsa Rama krimin dhe klientët e tij

E di që cinizmi dhe mosbesimi mund të jenë penguese për disa kohë.

E di, e shohim të gjithë-kush nuk e sheh? –se sa e si është investuar e vijon të investohet shumë për të mbajtur vendin në stausquonë e sundimit afatgjatë të një kaste në qeveri dhe rreth saj.

Interesi dhe beteja e kësaj kaste është të ndalë të ardhmen ku ligji, liritë, shanset e barabarta, puna, dinjiteti, rritja e mirëqenies të jenë shija e jetës së gjithsecilit në këtë vend.

Beteja jonë është tjetër. Ne po bëjmë e do të bëjmë çmos që horizonti i Shqipërisë normale të hapet. Dhe do të hapet.

Por, mbi të gjitha, jam i bindur se në këtë betejë midis së shkuarës dhe të ardhmes, kjo Parti Demokratike, mbi vlerat dhe parimet perëndimore të së cilës Shqipëria u ngrit nga hiri i një regjimi gjakatar, ka forcën, energjinë dhe vizionin për të sfiduar cdo regjim dhe për të përqafuar ambicien e shumicës së shqiptarëve që duan ndryshim.

Must Read

spot_img