HomeLajmeBasha ndërmjetësoi me Amerikanët për Sali Berishën? Yuri Kim reagon me urgjencë:...

Basha ndërmjetësoi me Amerikanët për Sali Berishën? Yuri Kim reagon me urgjencë: Non-Grata nuk negociohet, as ndërmjetës nuk ka

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, ka reaguar me urgjencë pas një lajmi të shëprndarë në media dje, se Lulzim Basha dhe deputetë të PD kanë ndërmjetësuar me amerikanët, për të hequr shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përmes një deklarate në Twitter, Kim bën me dije se shpallja “non-grata”, nuk mund të negociohet dhe ndërmjetësohet. Të shpallurit si të padëshiruar në Amerikë, mund të fajsojnë për komplot ka thënë ajo, por faktet ndaj tyre janë të pamohueshme.

“7031 (c) (ligji për shpalljen non-grata) përcaktimi nuk i nënshtrohet “negocimit” dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë “ndërmjetës”. Ata të caktuar mund të fajësojnë komplotet, por faktet janë të pamohueshme.

Presidenti Biden e ka bërë të qartë se SHBA do të mbajë përgjegjësi ata që përfshihen në korrupsion”, shkruan Kim.

Must Read

spot_img