Baton Haxhiu sulmon Berishën: I pamoralshëm! Po kërkon të marrë partinë me vete

0
393

Analisti Baton Haxhiu e ka cilësuar të pamoralshëm ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi ky i fundit mbrëmjen e djeshme deklaroi se nëse e përjashtojnë nga PD, do të bëjë gjithçka për ta rikthyer partinë aty ku ka qenë më parë.

“Ja sapo rrjedh pyetja. E sheh këtë njeri sa i pamoralshëm është. Po do të marrë partinë me vete. Një njeri i pamoralshëm po merr me vete partinë”, tha ai në “Shock” në Euronews Albania.

Por analisti tjetër Andi Bushati u shpreh se intervista e Berishës ishte krejtësisht e logjikshme. “Nuk ishte kjo “marrja e partisë me vete”. Intervista m’u duk e logjikshme. Ai tha: “PD bën gabim nëse mua nëse nuk më përjashton nëse i japim edhe një fakt të vetëm, por ama se PD më dënon mua më urdhër ambasadoresh këtu përbën problem. Po, ky qe kërcënim dhe shantazh për Bashën, sepse askush në asnjë parti shqiptare nuk mund të prish rregullat e këtij vendi vetëm me urdhër ambasadoresh”, u shpreh Bushati..