Becchetti “vjel” gjobën 120 mln euro Shqiptarët paguajnë dështimet dhe korrupsionin e regjimit Rama

0
65

Megjithë deklaratat e Ramës që mohojnë këto akuza, biznesmeni Italian Francesko Beketi ka filluar të vjelë gjobën ndaj Shqipërisë. Deputeti i zgjedhur Gazment Bardhi deklaron se lufta personale e Edi Ramës me Francesco Becchetti, do t’iu kushtojë shqiptarëve 120 milionë euro.

“Në traditën e këtij regjimi të korruptuar, premtimet e Ramës se nuk do të paguajmë asnjë lek për luftën e tij me Becchettin, rezultuan të gënjeshtërta.

Dëmi ekonomik prej 120 milionë euro që Edi Rama i ka shkaktuar familjeve shqiptare për luftën e tij personale me sipërmarrësin italian, është i parikuperueshëm, prandaj ata që kanë përgjegjësi për këtë faturë të rëndë për Shqipërinë dhe shqiptarët, duhet të shkojnë para drejtësisë.” thotë Bardhi ndërsa sjell në vëmendje se Partia Demokratike ka kallëzuar në #SPAK gjithë personat e përfshirë në këtë çështje.

“Në 8 prill 2021, Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për çështjen Becchetti. Faktet dhe provat janë të mjaftueshme që drejtësia të hetojë dhe të vërë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin, duke shkaktuar këtë dëm të madh ekonomik për familjet shqiptare.”, mbyll fjalëen e tij.