BEFASIA!Ja kush do të jetë konkurrenti i parë i Big Brother VIP

0
87

“Reality show” i shumëpritur nga publiku “Big Brother VIP” do të nisë shumë më shpejt nga ç’e mendonit, pasi tashmë mediat kanë përmendur datën 1 tetor, që do të shënojë nisjen e “BBV”.

Që në momentin që u përfol se ky “reality show” do të kthehej në ekran, nisën aludimet e shumta se cilat mund të jenë personazhet e përzgjedhura për të marrë pjesë dhe më në fund është zbuluar emri i parë, pas një postimi nga produksioni. Ajo është këngëtarja që ka dalë nga një tjetër reality show, “X Factor”, Sheila Haxhiraj.

Më herët faqja zyrtare e “Big Brother VIP” publikoi disa video ku shfaqej konkurrentja e parë që do të jetë pjesë e këtij “reality show”, por pa ia zbuluar portretin: “’Këmbët e gjata, faqebardhë’, apo si është ajo shprehja: BBV, së shpejti!”.

Që nga publikimi i këtyre imazheve, fansat e BBV nisën dyshimet dhe aludimet se kush mund të ishte vajza e videove.

Tashmë është zbuluar se konkurrentja e parë e këtij “reality show” është Sheila Haxhiraj

Kujtojmë se ndër rregullat kryesore të formatit “Big Brother” është se as vetë pjesëmarrësit nuk duhet të vendosin në dijeni askënd në mënyrë që gjithçka të mbetet surprizë. Ajo që dimë deri tani është se do të ketë VIP-a nga Kosova, të cilët pëlqehen dhe komentohen kudo.