‘Bëhet e gjallë’ 15-vjeçarja e zhdukur nga Vlora, poston foto në Instagram, bllokon të gjithë familjen, kushërira: Iku me një djalë

0
349

Pasi ata i kanë shkruar, ajo u ka bërë bllok, duke u shtuar më shumë shqetësimin për të.

Një kushërirë e 15-vjeçares që u raportua një ditë më parë se është zhdukur në Vlorë ka treguar se adoleshentja la bllokuar të gjithë të afërmit e saj në rrjetet sociale.

Në një mesazh për JOQ, kushërira e 15-vjeçares me incialet F.S., shkruan se e mitura ka qenë aktive në rrjetet sociale dhe madje ka postuar një foto me një djalë me të cilin ata dyshojnë se ajo është larguar.

Por, pasi ata i kanë shkruar, ajo u ka bërë bllok, duke u shtuar më shumë shqetësimin për të.

Mesazhi i kushërirës:

Pershendetje joq ju lutem doja te beja nje postim ne lidhje me humbjen e 15 vjecares nga Vlora me iniciale F.S. Une jam kusherira e saj. Vajza ka postuar dje nje foto me nje cun me te cilin dyshohet te jet larguar. Ju lutem kush e njeh djalin apo per cdo lloj informacioni rreth djalit ose edhe vajzes kontaktoni nr e prinderve te saj 0692617191; 069 255 8958. Ky eshte djali ne foto. Kishte postuar vajza nje foto, por pasi i shkruajtem na beri bllok dhe fshiu foton por ne e kapem me screenshot. Ky ishte instagrami i saj, pasi ne familjaret i shkruajten fshiu foton dhe emrin.


15-vjeçarja u denoncua një ditë më parë se ishte zhdukur nga gazetari Enrik Mehmeti. Familja e saj ka bërë denoncim por ende nuk kanë marrë asnjë lajm nga policia./dosja.al)