Ben Blushi është ‘Big Brother’? Mustafaraj për komedinë, Monika Lubonjën e Igli Zarka

0
47

Herion Mustafaraj në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi prezantoi dy projektet e tij më të fundit komedinë “Grepi i Artë”, ku është regjisor e aktor, por edhe projektin e filmit “The Shot’ ku eshte producent, skenarist e regjisor. 

Ermali e pyet nëse komedia është një zhanër që ecën sëfundmi mirë, nisur edhe nga shfaqjet e fundit. Herioni tregoi se është i vështirë si gjini për t’u interpretuar dhe për të dhënë mesazhe të rëndësishme. Sipas tij, është më e thjeshtë të vendosësh një komedi sesa një tragjedi të fortë e cila emocionalisht do e rëndonte publikun.

Biseda vijoi edhe tek realiteti shqiptar, ku Herioni e krahasoi shoqërinë tonë me personazhet që janë brenda Big Brother-it, të cilët futen të qeshur dhe pas një jave janë të ngrysur. Sipas tij, për këtë arsye nuk mund t’u tregosh një dramë ose  tragjedi atyre. Ermali e pyet nëse e ka menduar në një moment që të ishte pjesë e këtij formati.

“Më thanë. Në asnjë mënyrë. Ndoshta edhe mund të futem… nuk e di! Jo nuk futem sepse nuk është për mua, nuk kufizohem dot. Ata po therren aty”.

Për Monika Lubonjën tha se kishte vite pa e takuar, por sa i takon qëndrimit aty është personazh karizmatik, por mendon se vuajnë aty ndaj dhe komedia i bën mirë.  Ai komentoi edhe mënyrën se shfaqjet realizohen, ku në disa raste ka edhe skena seksuale apo zhveshje të tepruara. Herioni përmed shfaqjen ‘Equus’, ku theksoi se nuditeti i Igli Zarka ndoshta ishte i panevojshëm.

Gjatë rubrikës “1 jetë, 5 këngë”  ai zbuloi se dy krenaritë më të mëdha në jetën e tij është ‘Beni ecën vetë’ dhe vajza e tij.  Si janë raportet e tij me Ben Blushin?

‘Ai nuk më fton në institucionin e tij, është xheloz. Bëj shaka. Kush më thirri tek Big Brother? Beni. Kush është Big Brother? Apo s’eshte Beni (qesh)/abcnews.al