Bën paralajmërimin regjisori shqiptar: Në Shqipëri do bëhet më keq se në vitin 1997, s’do ketë rroga dhe pensione

0
628

Regjisori Edmond Budina ka bërë një paralajmërim të fr ikshëm, pasi është shprehur se gjendja në Shqipëri do të shkojë më keq se në vitin 1997, pasi njerëzit do të mbeten pa rroga dhe pa pensione.

Sipas tij, kjo do të ndodhë për shkak të parave të pista që lahen duke ndërtuar kulla, teksa shprehet se Aleanca për Teatrin deri më tani ka depozituar 16 padi në SPAK, por nuk ka patur fillim të he timeve ende.

Ne deri më tani kemi depozituar 16 padi në SPAK, por deri më tani nuk kemi asnjë të dhënë për hetimet.

Ne nuk kërkojmë që të ndërhyjmë në h etime, por ama si qytetarë kemi të drejtë që të informohemi.

Ne duam një informacion të saktë në bazë të asaj që na jep kushtetuta. Sepse zullumet nga kjo bandë mafioze vazhdojnë që të shkojnë përpara.

Gjykata kushtetuese dha vendimin dhe ktheu pronën pas, por ata e shkelën këtë vendim me të dyja këmbët.

Prandaj ne kemi të drejtë të mësojmë se çfarë po ndodh sepse është e drejtë ligjore. Ata thonë se janë filluar hetimet, por pa përmendur asgjë konkrete. Ne nuk kemi parë një sekuestrim preventiv për atë truall dhe atë objekt. Pastaj ata të vazhdojnë hetimet e tyre edhe më të thella.