“Benz-i” përfundon brenda dyqanit në Berat, plagosen 4 persona

0
50

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të qytetit të Beratit.

Një makinë tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar brenda një dyqani me pajisje elektronike.

Për pasojë janë lënduar 4 persona, të cilët ishin kalimtarë të rastit, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon ëpr zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.