“Berisha është ‘tìrani’ i fundit në Ballkan”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rènda dhe zbulon përse Amerika po….

0
82

Analisti Frrok Çupi e ka konsideruar Sali Berishën ‘tìranin’ e fundit të Ballkanit duke e krahasuar me figura si Mìllosheviç e Izetbekoviçin.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’, sipas Çupit Berìsha nuk i ka sjell àsnjë të mirë vendit dhe që është një kërcènim për paqen në Ballkan.E pikërisht për këtë arsye Amerika e ka në vëmendje Ballkanin Perëndimor dhe e ka shpallur non-grata Berishën.

“Ky është një gadishull plot pròbleme, është ndryshe ky gadishull dhe ndryshe Venezuela.

Ndryshe krijohet tirani këtu dhe ndryshe në Venezuelë. Këtu tirani ndërtohet në bazë të pasurisë dhe tribusë. Këtu dominon një shoqëri fisnore dhe këtu dominon pasurimi shumë i madh liderëve.

Një individ të pasurohet dhe jo më një lider, në teorinë e shtetit përbën rrezìk për paqen e kombit. Qeveritë në këtë shekull përgatiten të përballojnë individët e pasuruar.

Teknologjia e bën individin e pasuruar të rrezikshëm.

Ky është pròblemi në Ballkan. Aq më shumë, që ne kemi tani të paktën Berishën si një lider dhe ndoshta edhe Presidenti Republikës tani, njerëz të pasuruar pafund, të cilët bazohen mbi një shoqëri tribale.

Sidomos PD me Berishën në krye, edhe partia vetë është fisnore.

E gjitha kjo krijon shancet që paqja në Shqipëri dhe Ballkan të rrezìkohet nga kjo kategori.

Prandaj është e vëmendshme Amerika në këtë rajon.

Ishte para Berishës me Mìllosheviçin, ishte para Berishës me Izetbekoviçin, ai ishte i mençur se iku nga kjo botë pa ndonjë tràumë, po mbante në kurriz krìme shumë të mëdha, ishte mbi Franjo Tudjman.

Këta janë tiranët e Ballkanit që dolën pas viteve 90′. Berisha? Unë besoj se po. Ai është i fundit i tiranëve në Ballkan që prodhoi post-kòmunizmi”, u shpreh Çupi.