Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së, Armina Mevlani ndan mesazhin: Ndjehem e gjallë

0
185

Ndërkohë që në Tiranë “ka plasur bomba”, blogerja Armina Mevlani ndodhet në Milano për një punë shumë të rëndësishme. Ajo ka lyer flokët tek parukieri Roberto Farruggia, i cili e ka reklamuar në rrjetet e tij sociale punën e bërë.

E kënaqur nga puna e tij, pa pasur idenë çfarë ndodhte në Shqipëri, Armina i ka ripostuar, ndërkohë që ka ndarë me ndjekësit e saj edhe një shprehje: Shko atje ku më së shumti ndjehesh e gjallë! Pra në rastin e saj është qyteti i Milanos.

Por të gjitha postimet janë bërë gjatë ditës së djeshme dhe gjatë paradites së sotme, ndërkohë që ka zgjedhur që të mos komentojë për asnjë moment zhvillimet politike. Të njëjtin qëndrim Armina Mevlani ka mbajtur edhe për shpalljen “non grata” të Berishës dhe të të fejuarit të saj, djalit të tij, Shkëlzenit. Mesa duket e ka të vendosur që çfarëdo që të ndodhë, ajo nuk do të merret me politikë. Mjaft e zënë është…