Betohen 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, Berisha merr mandatin zyrtarisht dhe largohet i vetëm

0
114

Pas verifikimit të mandateve, janë betuar në Kuvendin e Shqipërisë 140 deputetët e rinj në seancën plenare të orës 17:00, të drejtuar nga deputetja Luljeta Bozo.

Bozo ka lexuar emrat sipas radhës alfabetike dhe deputetët janë ngritur një nga një në lëmbë për t’u betuar. Disa prej tyre kanë qenë të emocionuar pasi e kanë mandatin e tyre të parë dhe janë betuar duke buzëqeshur, ndërkohë që të tjerët kanë qenë më seriozë.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha pas betimit ka lënë ambientet e Kuvendit dhe është larguar. Tahsmë Kuvendi do të zgjedhi kryetaren e re, e cila pritet të jetë Lindita Nikolla.