Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë një person në Durrës

0
20

Një person është gjetur i vdekur pranë një kabine elektrike në Durrës.

Dyshimet paraprake janë se ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 11 në qendër të qytetit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

Ndërkohë po punohet për identifikimin e viktimës. /Abcnews.al