Lajme

Bie Qeveria në Malin e Zi, shkarkohet kryeministri Dritan Abazoviç

Advertisements

Kuvendi i Malit të Zi ka votuar me 50 vota PRO që Qeveria e drejtuar nga kryeministri Dritan Abazoviç të bjerë. Për shkak të një marrëveshje që bëri me Kishën serbe, kryeministri shqiptar i Malit të Zi u përballë me mocion shkarkimi në Kuvend.

Në një seancë që ka zgjatur më shumë se 12 orë, 50 deputetë malazezë kanë rrëzuar Qeverinë e drejtuar nga Abazoviç. “Unë do të dal si fitimtar, pozitat nuk kanë rëndësi por është e rëndësishme vizioni dhe puna e ndershme për vendin”, u shpreh ai.

Në votim nuk morën pjesë deputetët e Frontit Demokratik, Partisë Popullore Socialiste dhe të koalicionit “Bëzi mbi Bardhë”, si dhe deputeti i Demos, Miodrag Lekiq. Po ashtu, kundër rrëzimit të Qeverisë ka votuar dhe kryetarja e Kuvendit Danijela Gjuroviq (PKSH).

50 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Demokratëve, Partisë Socialdemokrate (SDP), Socialdemokratëve (SD), Partisë Liberale (LP), Partisë Boshnjake (BS), Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve, Pravës dhe Malit të Zi votuan për shkarkimin e kabinetit të Abazoviqit.

Iniciativën për votëbesimin e Qeverisë e kanë dorëzuar paraprakisht 36 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve, PS, Socialdemokratëve, Partisë Liberale dhe Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve.

Seanca, e cila nisi paraditen e së premtes, përfundoi në orët e vona, ku pati debat në mes deputetëve të pozitës dhe iniciuesit e mocionit të mosbesimit të drejtuar nga deputetët e Partisë Demokratike Socialiste të presidentit Millo Gjukanoviç, mbështetur nga pesë parti.

Advertisements

Abazoviç në seancën e Kuvendit tha se gjatë 100 ditëve të punës së tij, janë bërë shumë punë për të cilat koha do të tregojë. Ai ishte zgjedhur kryeministër i Malit të Zi më 28 prill.

Advertisements

Related Articles

Back to top button