HomeRozeBieta Sulo i ngatërron emrin me Noizy-n, Stresi e merr me sportivitet...

Bieta Sulo i ngatërron emrin me Noizy-n, Stresi e merr me sportivitet dhe bën reagimin epik: E prisja…

Reperi Stresi është kthyer në Shqipëri pas disa kohësh që u shpall në kërkim sepse u cilësua si organizator i protestës së dhunshme për vrasjen e Klodian Rashës.

Ditën e sotme, Stresi ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Ftesë në 5”, ku ka folur për arratinë, kthimin në Shqipëri dhe faktin që është pajtuar me Noizyn.

I pyetur se si erdhi momenti që të dy “ulën gjakrat”, Stresi tha: “Asgjë, thjesht ka shumë vite që i bëhesh bajat dhe njerëzve që keni 13 vjeç, su poqët. Kur rritesh, e mendon dhe vetë. Gjithmonë të vjen në kokë. Ja kemi lënë adoleshencës. Protesta ime e momentit është vetëm në studio.”

Në përfundim të intervistës, moderatorja Bieta Sulo e falenderoi dhe i ngatërroi emrin me Noizyn, gjë që Stresi e mori me sportivitet duke qeshur.

“E prisja se e ke ngatërruar njëherë. E parandjej 3 sekonda para. E thashë që mbaje mend që do ma bëjë sepse në intervistën që ke bërë me Noizyn i ke thënë Stres”, tha reperi.

Must Read

spot_img