Bieta uron me shumë sinqeritet ‘rivalen’ e saj të pasdites

0
231

Fjodora Fjora do t’i bashkohet ‘TVSH-së’ dhe do marrë drejtimin e programit të pasdites në këtë stacion televiziv.

E mes gjithë urimeve për sfidën e re televizive të moderatores, Bieta qe ajo që e bëri urimin e parë publik për të.

“Të uroj sukses vërtetë ‘homologe’ edhe pse me pak mërzitje. Do të na mungosh me dritën dhe elegancën tënde në studio”, shkroi Bieta krah një postimi të Fjodorës.

Ky urim i thjeshtë, aq sa edhe kuptimplotë, na tregoi se televizioni ka edhe këtë anën e sinqertë, ku ‘konkurrentët’ e programeve me pothuajse të njëjtën tematikë e fashë orari, gëzojnë për sukseset e njëri-tjetrit.

Ky i urim i Bietës është një shembull i mirë se si në ca raste konkurrenca nuk ia kalon dëshirës për të gëzuar për sukseset e kolegëve./revistawho.com