Roze

Big Mama do të bëhet sërish pjesë e shtëpisë së famshme?

Big Mama, këngëtarja, shqiptare e Maqedonisë së Veriut, u bë pjesë për pak kohë në formatin “Big Brother VIP”.

Papritmas ndodhi një debat shumë i rëndë midis Big Mamës dhe Antonelës. Debati u pasua me ofendime dhe fyerje të shumta, si dhe me kërcënime të vazhdueshme.

Pasi Big Mamës iu kërkua të qetësohej, ajo vendosi të largohej përfundimisht nga gara.

E rikthyer në studio, këngëtarja nga Maqedonia ka folur për të gjithë situatën e rëndë. Ajo e ka startuar fjalën e saj duke i kërkuar falje produksionit, dhe veçanërisht familjes së Antonelës.

Po mesa duket këngëtaren e ka marr malli ta vazhdojë rrugëtimin e saj.Në një video në InstaStory ajo ka pyetur ndjekësit: A të futem prap? Si thoni?

Pas daljes ajo tha se ishte 100% reale.

“U preka shumë në fazën nacionale, edhe pse unë i zotëroj të dyja gjuhët. Kam patur plot njerëz para hyrjes që më thonin si të veproja. Unë kam ardhur që të kënaqem, jam njeri pozitiv, qejfli, më stresojnë debatet. Unë jam e vetmja që nuk luaj dhe këtë gjë ma ka thënë dhe Donaldi.Kam qenë 100% reale dhe 100% kam dal prej vetes. Nëse nuk do të kisha vepruar kështu, nuk do të kisha qenë vetja.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button