Bilanci tragjik në Kosovë Gjashtë gra shtatzëna humben jete gjatë 2021-it nga COVID-19, brenda kësaj jave humbën jetën pesë, nuk shpëton dot as foshnja 3-javëshe

0
84

Situatë tragjike dhe shumë alarmante është krijuar në shtetin fqinj në lidhje me vdekjet e grave shtatzënënga Covid.

5 gra të cilat ishin në pritje të ëmbël humbën jetën këtë javë duke shkaktuar një bilanc të rëndë dhe tragjik për vendin.

Ndërsa përgjatë vitit 2021 kanë humbur jetën 6 gra në total. Lajmi tragjik që u raportua ditën e sotme ishte dhe humbja e një foshnje vetëm 3-javësh, i cili ishte i prekur nga Covid.

Sot humbi jetën dhe një tjetër e re e cila kishte sjellë në jetë foshnjen e saj para pak ditësh. 26-vjeçarja ndërroi jetë në orën 02:30 të mëngjesit.

E reja me origjinë nga Vitia, ishte transferuar për terapi intensive pas lindjes pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fikrete Sadikaj nga Lëbusha e Deçanit nuk u mbijetoi pasojave që ia solli Covid-19, ashtu sikurse nuk jetoi më shumë se tri ditë edhe e vogla, Klea ngase u lind para kohe.

38-vjeçarja që ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë nuk ishte vaksinuar, kurse bashkëshorti i viktimës thotë se nuk kanë pasur mjaftueshëm informacione rreth kësaj mundësie për këtë kategori.

Të premten Covid i mori jetën edhe një 28-vjeçareje nga Vushtrria, po ashtu shtatzënë. Liberta Selaci po trajtohej në njësinë intensive të QKUK-së. Ajo ishte 25-javëshe shtatzënë.

Me 1 shtator humbi jetën dhe një tjetër grua shtatzënë. Ajo jetonte në Gjermani, prej nga kishte ardhur në Gjilan për pushime, dhe nuk ka qenë e vaksinuar.

Gjatë këtij viti, gjashtë gra shtatzëna të pa vaksinuara kanë humbur jetën, tri nga të cilat kanë kryer edhe lindjen.