Bjondia trime sfidon Policinë e Shtetit, ndalon makinën dhe zbraz në ajër karikatorin e pistoletës

0
477

Pasioni për armët duket se nuk njeh moshë dhe gjini në Shqipëri.

Kjo pasi të shumta kanë qenë rastet kur adoleshentë të ndryshëm kanë filmuar veten duke qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas videot i kanë publikuar në rrjetet sociale.

Gjithashtu të përfshira në këtë lloj “trendi” kanë qenë edhe femrat.

Pak javë më parë publikuam rastin e një gruaje në Tiranë, e cila nxirrte pistoletën dhe ia drejtonte makinave dhe kalimtarëve teksa edhe vetë ishte në timon.

Pa harruar pastaj rastet e të shtënave në ceremoni festive si valle apo dasma.

Së fundmi një rast tjetër ka mbërritur në redaksinë tonë, ku një vajzë bjonde është filmuar duke qëlluar me pistoletë në ajër.

Ajo shihet se ka ndaluar makinën dhe ka dalë nga xhami në pjesën e sipërme duke zbrazur karikatorin e pistoletës.