HomeLajmeBllokohet Elbasan-Librazhd, banorët tentojnë të shkatërrojnë barrierat e rrugës, Policia “kërcënon” me...

Bllokohet Elbasan-Librazhd, banorët tentojnë të shkatërrojnë barrierat e rrugës, Policia “kërcënon” me procedim penal

Rruga Elbasan – Librazhd është bllokuar mëngjesin e sotëm nga dhjetëra banorë të një lagje krah këtij aksi. Ata kërkojnë që të hiqen barrierat e vendosura në rrugë sepse e kanë të vetmen mundësi që të dalin në aksin kryesor.

Sipas banorëve të lagjes “Emin Matraxhiu”, barrierat që janë vendosur në anë të rrugës kryesore, u bllokojnë atyre të vetmen nyje që kanë për të dalë nga rrugën kryesore. Ndërkohë, nga Policia u është bërë me diej se nëse ata nuk lirojnë këtë aks kryesor, do të procedohen penalisht.

Disa prej banorëve, të irrituar kanë nisur të shkatërrojnë vetë barrierat metalike me mjete rrethanore, por nuk kanë mundur. Sipas Policisë, bllokimi i rrugës me barriera është bërë për të parandaluar aksidentet.

Must Read

spot_img