Lajme

“BMW-ja” përplaset me kamionin në Fier-Patos, shpëtojnë ‘mrekullisht’ shoferët(VIDEO)

Advertisements

Aksident në aksin Fier-Patos në zonën e portëzës në Fier. Mësohet se një automjet tip BMW, pas disa devijimeve në rrugë, është përplasur me një kamion që shërben për mbledhjen e mbetjeve urbane.

Fatmirësisht drejtuesi i kamionit ka frenuar në kohë, duke shmangur një përplasje edhe më të fortë, ndërsa mësohet se i ka dhënë ndihmën e parë edhe drejtuesit të BMW-së.

Advertisements

Ky i fundit, pasi është nxjerrë nga makina, ëahtë shoqëruar për në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjeksore. Sipas bluzave të bardha, i lënduari, edhe pse ka marrë plagë, është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes e po punon për shkaqet e aksidentit ndërsa si pasojë e përplasjes në këtë aks është shkaktuar edhe trafik për disa kilometra me radhë.

Advertisements

Related Articles

Back to top button