Bora Zemani e krahason me Shqipen, konkurrentja e PËRPUTHEN i kthehet publikisht

0
65

Arlida Nezha është vajza e dytë që i është bashkuar “Për’puthen”.

Ajo është 25 vjeç dhe jeton në Durrës. Arlida është përzgjedhur nga audicionet dhe për shkak të karakterit të saj, Bora u shpreh se ngjasonte me Shqipen.

Arlida ka reaguar menjëherë pas këtij krahasimi duke thënë: “Mos ma thonë më ju lutem. Nuk e kam problem, por do më pëlqente të mos krahasohesha. Jam unë dhe vetëm kaq”.

“Për’puthen” startoi sot sezonin e tretë. Pas një rekordi shikueshmërie që arriti 600 milionë në sezonin e kaluar, “Për’puthen” vjen sërish duke premtuar emocione dhe përputhje sa më të vërteta. Sot është prezantuar kasti i parë i konkurrentëve meshkuj, të cilët do kenë mundësi të njihen me vajzat dhe të kenë takime jashtë studios