Lajme

“Bordi bën sikur nuk është vigjilent”, deputeti i PD: Nafta në bursë 92 dollarë, litri sot duhet të ishte 206 lekë

Advertisements

Prej disa ditësh çmimi i naftës në bursë ka pësuar rënie drastike, ndërsa në Shqipëri, Bordi i Transparencës ka vendosur që çmimi të mbetet i pandryshuar.

Aktualisht 1 litër naftë shitet me pakicë për 221 lekë. Por në një reagim në Facebook, deputeti i PD-së, Dashnor Sula thotë se çmimi nëse do të reflektohej sipas atij në bursë, sot duhet të ishte 206 lekë për litër me pakicë.

Reagimi i plotë i Sulës:

Skandal, si po i vjedh Bordi i Transparencës qytetarët Shqiptar.

Dje postova në Facebook sesi qeveria greke ka lënë pushimet për të menduar bërë gati paketën e ndihmës për qytetarët duke rritur pagën minimale dhe uljen e taksave.

Ndërkohë në Shqipëri qeveria jo e jo që se vendos ujin në zjarr, por kemi edhe bordet që u ngritën për transparencë por në fakt ka përfunduar për të vjedhur qytetarët.

Prej ditësh në bursë çmimi i naftes ka rënë në nivelet e para luftës në Ukrainë por BORDI I VJEDHJES nuk denjon të ul çmimin.

Sot në mëngjes një fuçi naftë shitej me 92.8 dollarë. Nëse do të bënim përllogaritjen duke përfshirë të gjitha taksat dhe normën e rritur nga bordi të fitimit për importuesit e naftës, një litër naftë me pakice nuk do të kushtonte më shumë se 206 lekë për litër, ndërkohë që sot në pikat e karburantit është me 222 lek për litër. Më posht po bëj përllogaritjen:

Advertisements

Çmimi për litër pa taksat sipas çmimit në bursë: 92.9 all/litër + akcize 38.2all/liter + takse karboni 3 all/liter + takse qarkullimi 27all/liter+ takse markimi 0.61all/liter + tvsh 20% 40.27all/liter+ 3 lek marzhi fitimit + 2 lek per liter kosto transporti= 206.98 lek per liter. Ky do duhet të ishte çmimi i naftës sot me pakicë. Theksoj duke vendosur edhe normën e rritur të fitimit nga bordi për importuesit. Por vjedhja nuk ka fund në Shqipëri. Bordi mblidhet menjëherë për të rritur çmimin por bën sikur nuk është vigjilent kur bëhet fjalë për të ulur çmimin.

Advertisements

Related Articles

Back to top button