Brenda darkës në Beograd, Vuçiç: Verë dhe miqësi, mbrëmje e mrekullueshme

0
71

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka publikuar pamjet nga darka që shtroi për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, malazezin Zdravko Krivokapiç dhe zv/ kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov. Kreu i shtetit serb e cilëson mbrëmje të mrekullueshme.

Një mbrëmje e mrekullueshme me miq nga rajoni @ediramaal @zdravkokrivokapiccg dhe Nikola Dimitrov. Unë dhe Ana Brnabić u dhuruam mysafirëve tanë verëra të shkëlqyera serbe dhe guxuam t’i krahasonim me verërat shumë të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e gjithë rajonit” shkruan ai.

Edi Rama arriti sonte në Beograd në kuadër të nismës “Open Ballkan”.

Kreu i qeverisë shqiptare u prit në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit nga ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç.

Vuçiç, Rama dhe Dimitrov nesër fillimisht në Pallatin e Serbisë do të bisedojnë me përfaqësuesit e kompanive nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, e më pas me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik.

Më pas do të mbahet një konferencë e përbashkët për mediat me Vuçiçin, Ramën dhe Dimitrovin për nismën “Ballkani i Hapur”./ db/ Abcnews.al