Lajme

“Burra që kanë frikë gruan e fortë dhe përdhunojnë atë të dobtën”, gazetarja revoltohet me ngjarjen e rëndë në Kosovë

Advertisements

Aulona Musta ka reaguar për ngjarjen që tronditi mbarë opinionin publik, ku pesë të rinj përdhunuan një 11-vjeçare në Kosovë. Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra me shumë që kërkojnë dënimin maksimal të të rinjve. Gazetarja ka bërë një shkrim shprehet se kjo vjen si pasojë e mentalitetit të shoqërisë tonë.

Po, burrat janë fajtor!!! Po, gratë janë po aq fajtore!!! Gratë që vazhdojnë të përkëdhelin dhe glorifikojnë djemtë, me të vetmen meritë që janë djem, edhe pse janë parazitë, edhe pse janë të dhunshëm, edhe pse janë dembel, edhe pse janë të paaftë. C’rëndësi ka! I ka rënë fati të kenë një Y që justifikon çdo gjë.”, shkruan ajo. 

Reagimi i plotë: 

Nuk ishte një, ishin pesë!!

Nuk është sëmundje, as rast i izoluar! Është mentalitet i një shoqërie të kalbur nga brenda që vazhdon të rrisi meshkuj xhelat dhe vajza viktima.

Është mentaliteti i mashkullit që me siguri e kalon ditën në tik tok e instagram duke sharë buçe e lavire çdo këngëtare, apo personazh publik femëror. Që ka një urrejtje patologjike për femrën, sepse e di sa impotent dhe i paaftë është vetë dhe femrën e fortë e të pavarur e ka frikë dhe e vetmja fuqi që ka ndaj saj është ta shajë nga larg. Se vetëm ashtu ndihet burrë.

Ndërsa femrën e dobët, fëmijën 11 vjeçe e përdhunon, sepse vetëm aty mund tregohet i fortë, pushtues, i madhërishëm. Kjo është e vetmja fuqi që ka, të jetë përdhunues!!!

Sepse këtë fuqi i ka dhënë shoqëria që e ka lindur dhe rritur. Shembulli i Babit/xhaxhait/dajës e çdo figure mashkullore që ka pasur përreth dhe e vetmja burrëri që kanë është të shembin në dru gruan, vajzën, motrën. Ndërkohë që janë po këto gra vetë, nga ana tjetër, që e përligjin dhunën sepse gruaja prandaj ka ardhur në jetë, të jetë nën kontrollin e mashkullit!!! Kush nuk e pranon këtë është buçe/kurvë/lavire. Epitetet orgazmike, më të përdorura nga shqiptarët.

Po, burrat janë fajtor!!! Po, gratë janë po aq fajtore!!! Gratë që vazhdojnë të përkëdhelin dhe glorifikojnë djemtë, me të vetmen meritë që janë djem, edhe pse janë parazitë, edhe pse janë të dhunshëm, edhe pse janë dembel, edhe pse janë të paaftë. C’rëndësi ka! I ka rënë fati të kenë një Y që justifikon çdo gjë.

Ah, po të njëjtat gra shajnë, ofendojnë, keqtrajtojnë vajzat, për të vetmen arsye që janë vajza, edhe pse janë me shkollë, edhe pse janë të zgjuar, edhe pse punojnë, edhe pse janë të pavarura. Kurvë do jetë, kush e di me kë do ketë shkuar që i ka arritur të gjitha këto!!!

S’ishte një, ishin 5!!! 5 mostra që u duket normale të përdhunojnë një 11 vjeçare, sepse shoqëria ku jetojnë, familja, fisi, komuniteti, ju a ka përligjur dhe legjitimuar forcën mbi gruan! Atë forcë që bën përshtypje dhe trondit kur shfaqet në formën më ekstreme, ndërsa në mijëra format që shfaqet në jetën e përditshme, mbyllim një sy, sepse… kushedi çfarë ka bërë ajo kurva, e ka merituar!!!

Advertisements

/abcnews.al

Advertisements

Related Articles

Back to top button