Buzë liqenit, ambasadorja Kim zgjohet e frymëzuar me poezinë e Lasgush Poradecit

0
97

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim duket se ka zgjedhur Pogradecin për të kaluar fundjavën.

Këtë mëngjesj ajo ka postuar në rrjetin social Instagram një fotografi nga liqeni piktoresk i Ohrit, duke e shoqëruar me disa vargje të poezisë së të madhit Lasgush Poradeci, “Mëngjesi”.

“Pra , ja! pra , ja ! se dita ndezi,

Se fund` i ujit vetetiti ,

Se posi lajmetar – mengjesi,

Del zogu – i bardh` i nje nositi…”.

Ambasadorja Kim zgjedh shpesh të vizitojë zonat turistike por edhe rurale të Shqipërisë, ku takohet dhe diskuton me banorët vendas.