Çaji i superushqimit aronia, veti çudibërëse për shëndetin

0
36

Konsumimi i çajit të Aronise mundëson shfrytëzimin maksimal të përbërësve mjaft jetik që gjenden në lëkurë, nënlëkurë dhe në farat e frutave të Aronisë.

Për shkak të efekteve të tij pozitive në gjendjen e përgjithshme të organizmit, çaji rekomandohet për përdorim të përditshëm në mënyrë të njejtë si për të rinjët ashtu edhe për të moshuarit.

Hulumtimet e fundit tregojnë se Aronia: përmirëson qarkullimin e gjakut dhe forcon zemrën, përmirëson ndjeshëm elasticitetin e enëve të gjakut, normalizon nivelet e presionit të gjakut, ndikon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Ndihmon në parandalimin e arteriosklerozës, liron trupin nga toksinat dhe metalet e rënda, ka një ndikim pozitiv në proceset post-operative, ndihmon në trajtimin e infeksioneve të traktit urinar.

Ndihmon kundër baktereve dhe ne ftohje, permireson kujtesën, ngadalëson procesin e plakjes së qelizave, pengon formimin e yndyrërave, përmirëson funksionin e mëlçisë.