Çaji jeshil me xhenxhefil, një pije me efekte çudibërëse për shëndetin tuaj

0
73

Çaji jeshil mund të bëjë mrekulli në shëndetin tuaj. Ai përmban tre përbërës që ju ndihmojnë në humbje të peshës, duke filluar nga teanina, kafeina dhe katecina.

Teanina ndihmon në lirimin e hormoneve që i quajmë kemikate ‘të lumturisë’, si është dopamina. Nëse jeni një person që ha më tepër ushqim kur është emocionalisht i shqetësuar, kjo do t’ju ndihmojë që të rregulloni apetitin tuaj për shkak se sa më i relaksuar që ndiheni aq më pak e ndjeni nevojën për të ngrënë më tepër se që duhet.

Kafeina, në anën tjetër, e rrit energjinë që ju motivon të jeni më aktiv fizikisht. Gjithashtu ndihmon që të keni një metabolizëm të shpejtë.
Katecina është një antioksidant që ngadalëson absorbimin e yndyrave. Përgatitni 1/2 e një luge me xhenxhefil të copëtuar bashkë me 200 ml ujë dhe një lugë të vogël me çaj të gjelbër.

Vendoseni çajin e gjelbër dhe xhenxhefilin në ujin që vlon dhe lëreni aty për të paktën tre minuta. Nëse dëshironi që ta ëmbëlsoni shtoni pak mjaltë në vend të sheqerit. Bëjeni këtë pije pjesë të rutinës suaj ditore, duke pirë të paktën nga një apo dy filxhanë çdo ditë.

Çaj i gjelbër me xhenxhefil – Zvogëlon rrez ikun e kan cerit. Zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak dhe kështu minimizon rrez iqet e sul mit në zemër. Ndihmon në humbjen e peshës, vonon shenjat e plakjes së rrudhave, freskon trupin dhe lëkurën.

Përmban vitaminë C, e cila mbron nga diabeti. Nuk shkakton pagjumësi si çaj i zi. Burimi i energjisë, ndihmon tretjen e ushqimit, redukton gazrat, zbut sistemin nervor.