Cako i Kosheres zbërthen “planin” e Ramës për të dërguar satelitë në orbitë

0
49

Kreu i qeverisë, Edi Rama deklaroi disa ditë më parë se brenda vitit të ardhshëm do të dërgojë dy satelitë në orbitë, Albania 1 dhe 2. Por, Alfred Cako i Kosheres ka “zbërthyer” planin e kryeministrit dhe ka treguar çfarë qëndron pas tyre.

“Po i dërgon me qëllim që të monitorojë të gjitha pulat e Shqipërisë sepse do t’ju fusë një virus sepse në vend të vezëve të pjellin qirinj sepse nuk do të kemi drita fare. E dyta, të dy satelitët, do të lëshojnë lëng luleshtrydheje.

Dhe ky piktor t’i mburret botës dhe t’ju thotë se i lashë shqiptarët me gojë hapur.

Qëllimi i tretë është se do të kontrollojë se ku shkon Erion Braçe sepse nuk e shikon.”, tha ai.