Lajme

Certifikata e re e Kontrollit Teknik u nxjerr të palarat tregtarëve të makinave! Si mashtrojnë me kilometrat e ulura?

Advertisements

Që në Shqipëri shiten makina të përdorura, kjo nuk ka diskutim. Por nuk mjaftohen me kaq. Tregtarët abuzivë mashtrojnë edhe me kilometrazhin duke e ulur me qëllim përfitimi.

Një ‘marifet’ të tillë e ka kapur DPSHTRR. Me anë të një postimi në Facebook Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka bërë me dije se Certifikata e re e Kontrollit Teknik, po nxjerr në pah të gjitha ndërhyrjet abuzive me kilometrazhin.

DPSHTRR shkruan në Qendrat e Kontrollit Teknik anembanë vendit, po evidentohen raste flagrante të mjeteve me odometër (kilometrazh) të ulur, me ndërhyrje abuzive, të cilat po bllokohen pas analizës përkatëse.

POSTIMI I PLOTË I DPSHTRR

Certifikata e re e Kontrollit Teknik po nxjerr në pah të gjitha ndërhyrjet abuzive me kilometrazhin! Çdo ditë, në Qendrat e Kontrollit Teknik anembanë vendit, po evidentohen raste flagrante të mjeteve me odometër (kilometrazh) të ulur, me ndërhyrje abuzive, të cilat po bllokohen pas analizës së historikut nga sistemet tona deri në korrigjimin e odometrit! Të gjitha mjetet që rezultojnë me anomali në odometër pajisen me certifikatë kolaudimi vetëm pas rregullimit të statusit të kilometrave, si edhe u shënohet historiku real në certifikatë!

Gjurma historike e manovrave me kilometrazhin do t’i shërbejë blerësve eventual që të njihen me këtë fakt dhe të mos mashtrohen më! DPSHTRR mirëkupton rastet kur posedues të mjeteve rrugore trashëgojnë një status që është abuzuar nga shitësi apo zotërues të mëparshëm, ndaj edhe NXISIM qytetarët që të denoncojnë më tej në polici e në organet kompetente nëse janë mashtruar apo gënjyer në aktin e shitjes e në çmim! Stop uljes së kilometrave! Ndal spekullimit me odometrin! Sistemi i ri përditëson statusin e kilometrazhit dhe nxjerr historikun! Kush abuzon NGEL në kolaudim! Tashmë, Certifikata e re e Kontrollit Teknik që lëshohet në çdo Qendër Kontrolli Teknik, është e një modeli tërësisht evropian, në përputhje me Direktivën 2014/45/BE.

Advertisements

DPSHTRR mirëpret kërkesa individuale për verifikim të mjeteve rrugore dhe INKURAJON konsumatorët, subjektet, blerës potencial në treg, që të verifikojnë historikun e mjetit rrugor përpara çdo transaksioni! Sugjerojmë qytetarët që të verifikojnë saktë dokumentacionin e mjetit si edhe të kërkojnë nga shitësi që të garantojë historikun e kilometrazhit ose të ketë kryer një Kontroll Teknik me certifikatën, modeli i ri me historik kilometrazhi! DPSHTRR, gjithmonë në kërkim të rritjes së cilësisë së ofrimit të shërbimit për qytetarin, mbrojtjes së konsumatorit e të tregut automotiv, si edhe standardizimit të proceseve e sistemeve të kontrollit të flotës dhe të shërbimeve të transportit rrugor në Republikën e Shqipërisë! (Fotot: Statuse km të ulura, të kapura në QKT dhe certifikatat pas korrigjimit të odometrit!)

Advertisements

Related Articles

Back to top button