Lajme

Çfarë po ndodh me emrin më të kërkuar nga Policia shqiptare? Familja e Ervis Martinaj ka ngritur alarmin për të shumëkërkuarin.

Advertisements

Familja e Ervis Martinaj kallëzon në polici humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin e policisë. Kallëzimi është bërë ditën e djeshme nga Faik Martinaj, xhaxhai i 40 vjeçarit.

Gazetarja Klodiana Lala shprehet se xhaxhai i Martinaj pretendon se nuk ka asnjë kontakt me nipin e tij, ndonëse Ervis Martinaj është për momentin një prej njerëzve më të kërkuar nga policia shqiptare.

Xhaxhai i tij Faik Martinaj ka denoncuar se ka humbur kontaktet me të birin. Ai ka thënë se prej tre ditësh nuk ka kontakte me Ervis Martinajn.Sipas gazetares, familjarët e Martinajt pretendojnë se atij mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe se ka kundërshtarë të shumtë.

Martinaj është në kërkim pasi sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat që nuk u realizua.

Kallëzimi vjen pak kohë pas masakrës së ndodhur te mbikalimi i Fushës Krujës ku u ekzekutua kushëriri i tij Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Advertisements

Policia ka dështuar në disa aksione për arrestimin e Ervis Martinaj. Ndërkohë që në lidhje me pretendimin e familjes nuk dihet nëse është një inskenim nga ana e të shumëkërkuarit apo mund të jetë përpara një tjetër ngjarje të rëndë kriminale.

Advertisements

Related Articles

Back to top button