“Çfarë skene pa Mateo para se të vritej?”, shtohen detajet rreth rolit të gruas enigmatike në tragjedinë e 8 vjeçarit

0
237

“Sytë e tij pane diçka që…”, kjo ishte fraza e cila i ka dhënë një drejtim tjetër vrasjes së 8 vjeçarit Mateo Vasia në Fier. 8 vjeçari u masakrua nga fqinji i tij me një kazëm dhe më pas ishte mbuluar në një gropë me dhe më pas e kishte mbuluar me baltë.

Familjarët e 8 vjeçarit kanë denoncuar një të afërme të tyre se mund të ketë lidhje me ngjarjen. Dëshmia e saj kontradiktore para uniformave të policies kanë ngritur dyshime tek familjarët se ajo mund të ketë lidhje me ngjarjen. Kjo ngjarje e cila ka bërë policinë që të nisë hetimet mbi të dhe lidhjet që ajo ka pasur me ngjarjen.

“Kjo grua na ka thënë se një makinë kishte kaluar në rrugën pranë shtëpisë e ndoshta mund të kishte lidhje me humbjen e djalit”, kjo deklaratë është e njëjta me atë që ka thënë edhe Klodian Çalamani para se të gjendej trupi i djalit.

Gruaja për të cilën familjarët kanë dyshime pritet të merret në pyetje nga grupi i hetuesve për të hedhur dritë jo vetëm mbi ngjarjen, por edhe nëse ka pika kontakti me autorin e saj, që mund ta përfshijnë.

“Nuk është vetëm Klodiani në këtë mes, por edhe një femër. Tezja e Mateos ka telefonuar vetë një person para dy ditësh dhe ajo e di këtë. Pra, të merren shenjat e gishtave, qoftë te nusja e xhaxhait, qoftë edhe një person tjetër shumë i ngushtë” kjo ishte dëshmia e një gruaje e cila dinte detaje nga ngjarja e rëndë.

Tezja e Mateos Adriana tha se sytë e 8 vjeçarit kanë parë diçka që nuk duhej ta shihte, ndaj edhe është vrarë sipas saj. Mes të tjerash, ajo aludon se personi i dytë që përfshihet në këtë ngjarje mund të jetë edhe brenda familjes së motrës

“Për atë që ka bërë Klodiani ai duhet të varet. Por nëse do të ishte vrasës, ai do të kishte vrarë fëmijë me kohë. Ku e dinte nëna që vëllai ishte sëmurë, ku i dinte nëna këto biseda… Unë mendoj që Mateo ka parë diçka, ai donte të thoshte një sekret te xhaxhi dhe tezja. Mateo është dëshmitar i një ngjarjeje”, ka thënë ajo.

Si ndodhi ngjarja

Krimi i rëndë u regjistrua paraditen e së martës në fshatin Grecalli të Fierit. Djali 8-vjeçar me gjasë ishte nisur për në shkollë kur u nda për herë të fundit me të ëmën, për të mos u takuar më.

Në orët e pasdites, gruaja denoncoi në Polici zhdukjen. Ishin forcat e rendit ato që zbuluan fatin tragjik të Mateos, i cili ishte qëlluar me kazmë. Trupi i pajetë u gjet i groposur në një banesë pranë shtëpisë së 38-vjeçarit Klodian Çalamani.

Ndërsa familjarët zhvillonin kërkime, Klodian Çalamani kërkonte bashkë me ta në përpjekje për të fshehur gjurmët. Pas zbulimit dhe arrestimit të autorit, Çalamani ka sqaruar të gjithë kronologjinë e ngjarjes, duke pretenduar se fëmija e shante, të njëjtën deklaratë që ka bërë edhe paraprakisht pas arrestimit.

“Më datë 16 nëntor 2021, rreth orëve të mëngjesit, ora 8 apo 9, nuk e di, unë ndodhesha në shtëpinë time dhe më vjen djali i vogël i Florës, të cilit nuk ia di emrin, por e njoh që është djali i Florës, i cili filloi të më shante.

Unë në këtë kohë isha duke punuar me kazmë tek oborri i shtëpisë sime dhe ai erdhi afër te porta, në një distancë një metër larg nga unë dhe më thoshte ‘Pse ma ngacmon mamin?’ dhe vazhdonte të shante.

Ndërsa unë i them ‘Ik se e di unë çfarë bëj’ dhe djali vijonte të më shante. Në këtë kohë, unë e kam qëlluar me kazmë qylyke, me pjesën e prapme të kazmës…

Më pas i kam lidhur duart nga mbrapa, me një lidhëse këpucësh. Mbasi e pashë që fëmija kishte vdekur… e kam tërhequr zvarrë dhe e kam hedhur te një gropë”, ka thënë ai.(Shqip)