Çim Peka: Ambasadorja Kim mos na përmendi besën, Rama po i merr afganët për show Biden në pozitën më të keqe të mundshme

0
123

Nga Çim Peka

Nuk di ndonjë rast kur opozita dhe cdo zë opozitar të kenë që më dakord me Ramën sesa me rastin e vendimit të tij për të pranuar në Shqipëri një numër qytetarësh afganë. Duke më përfshirë dhe mua. Por, ky nuk të lë as ta lavdërosh. Sepse, ndërkohë që shumica dërrmuese e shqiptarëve bien dakord me veprimin, atij i djeg motive pas këtij vendimi.

Rama, në mënyrë të quditëshme për shumë kënd irritohet me faktin dhe përceptimin se vendimi i tij është thjeshtë një përgjigje positive ndaj një kërkesë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Basha nga ana e tij, si rrallë herë del me një qëndrim politik publik pëe një ngjarje që është në zhvillim e sipër. Dhe c’është e vërteta, në një stil prej lideri theksoi faktin se Shqipëria dhe shqipëtarët, duke përfshirë qeverinë dhe opozitën kanë detyrime ndaj SHBA-ve, dhe përpos aspektit humanitar, Shqipëria duhet të pranojë një numër proporcionalisht me kapacitetet e sajë, sepse duhet ti gjendemi në krah SHBA-ve, me mundësitë që kemi.

Rama nga ana tjetër, irritohet me këtë ide, dhe këmbëngul se vendimi është i bazuar mbi arsye humanitare. Gënjen dhe mashtron. Shumë trashë madje. Dhe ja pse. Qeveritë shqiptare, të majta dhe të djatha, i janë gjendur në krah SHBA-ve shumë më shumë se vendet e tjera (në raport me kapacitetet) që nga 11 shtatori e këtej. Kur SHBA-të vendosën të ndërhynin ushtarakisht në Afganistan pas sulmeve terroriste, qeveria socialiste e Ilir Metës të asaj kohe vendosi t’i bashkohej operacioneve ushtarake dhe paqeruajtëse edhe pse nuk ishte anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Më vonë, kur qeverinë e drejtonte Sali Berisha dhe partia e tij demkratike, vendosi të pranojë 5 ujgurë, qytetarë kinëzë nga burgu i Guantanamos, duke hedhur në erë me vetëdije të plotë marëdhëniet e qeverisë së tij me Kinën.

Duhet theksuar se ky vendim i Berishës u mor në kohën kur asnjë qeveri në botë nuk pranoi t’I merrte sepse i druheshin reperkursioneve nga ana e Kinës. Në vitin 2008 Barak Obama bëri fushatën dhe erdhi në pushtet me premtimin se do të mbyllte burgun e Guantanamos i cili strehonte terroristë të kapur në Afganistan nga forcat amerikane. Përseri Berisha i premtoi Sekretares Clinton, dhe mori në total 11 ish-të burgosur. Ministër i Brendshëm përgjegjës për ta ishte Lulzim Basha, dhe i gjithë operacioni rezultoi në një histori suksesi. Numëri 11 është i rëndësishëm pasi është numri më i madh i ish-të burgosurve që një shtet aleat mori nga Guantanamo.

Më pas, në vitin 2012, kur qeveria demokratike e SHBA-ve, kishte nisur negociatat me Iranin, një cështje e rëndësishme për Iranin, SHBA-të dhe Irakun ishte largimi i të ashtëquajturve muxhahedinë iranianë nga kampi Ashraf në Irak. Përsëri, qeveria shqiptare dhe Sali Berisha ju gjend në krah SHBA-ve duke pranuar të merrtë rreth 200 syresh. Operacioni i transferimit të tyrë në Shqipëri u bë në pranverën e viti 2013, pak para zgjedhjeve parlamentare që sollën Edi Ramën në pushtet. Ardhja e tij në pushtet përkoi me fazën kulmore të luftës civile në Siri, dhe sulmeve me lendë kimike të regjimit të Bashar Al-asaad kundër popullësisë civile. Vendimit të fuqive të mëdha, dhe vecanërisht SHBA-ve dhe Rusisë për sekuestrimin dhe shkatërrimin e këtyre lëndëve kimike në një vend të tretë, Edi Rama ju vetë ofrua duke ofruar territorin e Shqipërise si vendin ku do të shkatërroheshin. Skuthllëku dhe mungesa e transparencës nga ana e Ramës i hapën rruhën një vale frike në mesin e popullësisë, dhe hutisë nga ana e opozitës. i gjendur përballë protestave popullore, Edi Rama hoqi dorë duke nxjerrë bllof qeverinë e SHBA-ve.

Zhgënjimi dhe irritimi nga ana e qeverisë amerikane, i mbyllën derën Ramës në Washington. Në këto kushte, në fillim të vitit 2015 Edi Rama filloi një ofensivë të fortë në Washington përmes parave dhe lobistëve të tijë, në mënyrë që të siguronte një vizitë në Shtëpinë e Bardhë. Përgjigja që i erdhi ditët e para të prillit të atij viti ishte refuzuese. Ahëhere, me sugjerimin e George Soros, Rama u vetë ofrua të merrte në Shqipëri të gjithë anëtarët e mbetur të opozitës iraniane në kampin Ashraf. Numri i tyre shkonte në disa mijëra, dhe askush nuk kishte pranuar ti merrte. Administrate e Presidentit Obama ishte në garë me kohën, pasi ndërkohë që negociatave me Tehranin po shkonin drejt fundit për marrëveshjen për armët bërthamore të Iranit, opozitarët iranianë të kampit Ashraf akoma akoma nuk ishin zhvendosur nga iraku, si parakusht Iranian. Vetë-orfimi i Ramës për ti pranuar të gjithë ishte një dhuratë për administratën amerikanë. Në pak kohë ata u zhvendosën të gjithë në Shqipëri, dhe Edi Rama e realizoi vizitën e shumë dëshiruar në Zyrën Ovale. Asnjë nga këto vendimë; nga asnjëra qeveri shqiptare nuk u morën duke u bazuar nga arsye humanitare, por nga arsye politike: partneritet dhe ndihmë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vitet 2016-2017 shënojnë periudhën e disa valëve të refugjatëve sirianë të cilët largoheshin nga lufta civile në Siri. Miliona sirianë ju drejtuan Europës përmes Ballkanit. Europa në tërësi i hapi dyert për shkaqe humanitare. Vetëm Gjermania pranoi mbi një milionë sirianë. Edi Rama dhe qeveria e tij, të zënë më kultivimin në përmasa industriale të kanabisit, jo vetëm që nuk panë arsye të shfaqnin anën e tyre humanitare ndaj sirianëve që largoheshin nga lufta civile dhe nga vdekja, por nxituan të nënshkruanin mërrëveshje me FRONTEX, policinë kufitare të BE, për ti dislokuar ata, FRONTEX në kufirin e gjelbër të Shqipërisë me Greqinë dhe Maqedoninë për të penguar refugjatët sirianë të hynin në Shqipëri.

Prandaj, përbetimet e Ramës se vendimi për të pranuar afganë që largohën nga regjimi taleban, bazohet vetëm në arsye humanitare, dhe në traditën e vjetër mikëpritëse të shqiptarëve janë thjeshtë pallavra. Në këto rrethana, pyetja natyrshëm lind: kur opinioni publik, opozita dhe media mbështesin një vendim të tillë në mënyrë masive, pse fshihet dhe pse irritohet Edi Rama? A mos priste që opozita di dilte kundër, dhe ai të nxitonte ta shpallte atë si anti-amerikane, dhe nuk i eci? A mos ndoshta, duke parë që plani i evakuimit po shkon për dreq, dhe administrata e Presidendit Biden gjindet në pozitën më të keqe të mundshme, kerkon t’I qëndroje larg? Apo ka nonjë arsye tjetër që nuk guxojnë të na e thonë?

Nëse Edi Rama vazhdon të insitojë në përrallat e tij me humanitarizëm, dhe ambasadorja amerikane vazhdon të përmendë BESËN, atëherë edhe ne kemi të drejtë të nxjerrim përfundimet tona; përfundime që të cojnë tek 25 prilli, dhe jo vetëm.