“Çmenden” dasmorët në Shqipëri, qëllojnë në mes të autostradës me kalla.shnikov (video)

0
47

Një video skandaloze po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet se një person qëllon nga makina me kallashnikov në mes të autostradës.

Sipas asaj që shihet në video, kuptohet që personi po shkon në dasmë së bashku me dasmorët e tjerë, por nuk ngurron që të lëvizë i armatosur dhe të qëllojë në mes të rrugës, duke rrezikuar jetën e shumë personave të tjerë.

“Me trashëgime Meti Tafaj” shkruhet në videon e postuar, ndërkohë që nga policia nuk ka ende asnjë reagim për këtë ngjarje.