Lajme

‘Çmendet’ moti! Dy të vdekur e tre të plagosur nga stuhia e furishme

Advertisements

Moti i keq po bën namin në Itali, ku ka prekur pjesën veriore dhe qendrore, ku shkaktoi edhe dy të vdekur në rajonin e Toskanës, si dhe dëme të mëdha.

Një grua dhe një burrë u goditën nga trungjet e pemëve gjatë reshjeve në zonat Lucca dhe Carrara.

Në Lucca tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një pjesë e çatisë së një shtëpie private është shkëputur dhe ka rënë në trotuar nga era e fortë.

Advertisements

Në të gjithë rajonin e Toskanës ka pasur ndërprerje në furnizimin me energji elektrike, ndërsa edhe në rajonin e Ligurias, në Genova, shpejtësia e erës i ka kaluar 140 kilometra në orë.

Advertisements

Related Articles

Back to top button