Lajme

Çoroditet monedha europiane, frikë për zhvlerësim të mëtejshëm

Advertisements

Kurset valutorë po shohin dobësim të vazhdueshëm të monedhës euro. Mungesa e gazit dhe kriza energjetike kanë demoralizuar ekonomitë më të mëdha në Europë, ndërsa zhvlerësimi rekord i euros po shihet edhe në tregun shqiptar.

Euro po qëndron nën dollarin në kursin e këmbimit valutor. Për herë të parë, vlera e saj është ulur në treg kundrejt monedhës amerikane dhe me kursin e Bankës së Shqipërisë 1 euro vlen 116.9 lekë. Ndërkohë, 1 dollar këmbehet me 117.5 lekë.

Rënia e euros gjatë verës, në Shqipëri është e lidhur me prurjet që sjellin turistët europianë në vend. Por këtë vit, ajo është dobësuar, në nivelet më të ulëta në 20 vite, për shkak të pasojave që solli lufta Rusi-Ukrainë.

Rritja e çmimeve të gazit e energjisë dhe përpjekjet e Rusisë për të mbyllur rubinetet që furnizojnë Europën ka demoralizuar ekonomitë më të mëdha në Eurozonë. Kjo goditje ka qenë më pak dekurajuese në tregun amerikan.

Euro në rënie shton barrën e familjeve dhe bizneseve Europiane përballë çmimeve të larta, por në vendin tonë, nga dobësimi mundë të përfitojnë eksportuesit nëse tregjet do të funksionojnë normalisht.

Advertisements

Ekspertët i druhen zhvlerësimit të mëtejshëm, që do nxitet nga përkeqësimi i krizës energjetike.

Advertisements

Related Articles

Check Also
Close
Back to top button